Paralajmërohet ngritja e një qendre observatore në Kosovë

Paralajmërohet ngritja e një qendre observatore në Kosovë

13 April 2018 15:02

Prishtinë, 13 prill - Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, priti sot në takim përfaqësuesit e organizatës joqeveritare AOK - Astronomy Outreach of Kosovo, të kryesuar nga Pranvera Hyseni, kryetare e shoqatës, Milaim Rushiti, nënkryetar, inxhinierin e NASA-s James Werner si dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj organizate.

Synim i këtij takimi ishte nevoja që ka kjo organizatë për Ministrinë e Infrastrukturës, duke ndikuar kështu në fuqizimin e aktivitetit të saj përmes asfaltimit të rrugës drejt observatorit ose qendrës kryesore, që pritet të ndërtohet. Gjithashtu kryetarja e këtij klubi, Pranvera Hyseni, tha se këto janë mundësi të mira për të participuar edhe në Kosovë, në shkencë dhe teknologji, për arsye se kjo qendër nuk po krijohet vetëm për organizatën tonë, por aty do të kenë qasje të gjitha shkollat dhe qytetarët e Kosovës, prandaj do të jetë e hapur për publikun. “Është një hap shumë i rëndësishëm edhe për ekonominë e Kosovës, pasi në Kosovë, sipas hulumtimeve, nuk ka asnjë qendër observatore në fushën e astronomisë” tha Pranvera Hyseni.

Ministri Lekaj, duke i uruar për punën dhe angazhimin e tyre në shkencë, e sidomos në astronomi, e cila në Kosovë nuk gjen hapësirën e duhur, i ofroi kësaj organizate përkrahje aty ku mundet, pasi ,sipas tij, gjeneratat e reja të përkushtuara në shkencë, meritojnë mbështetje të fuqishme. Lekaj tha: “Është shumë e rëndësishme mbështetja e shkencave, e cila në Kosovë nuk ka një hapësirë të mjaftueshme. Prandaj, sa i përket përgjegjësive të Ministrisë së Infrastrukturës, do ta keni mbështetjen time. Do ta përkrahi këtë iniciativë, por edhe këtë implementim që të jetë realitet në të ardhmen”. ​

Komentet

Shto koment

Të ngjashme