Çmimi i parë “World Press Photo 2018” fotografisë që simbolizon një vend që digjet

Çmimi i parë “World Press Photo 2018” fotografisë që simbolizon një vend që digjet

13 April 2018 14:52

Amsterdam, 13 prill – Fotografi i AFP-së, Ronaldo Schemidt fitoi çmimin për foton e vitit në ”World Press Photo 2018” për një imazh spektakolar të marrë gjatë përleshjeve në Karakas dhe që, për jurinë, simbolizon një vend që digjet.

Fotografia që mori këtë vlerësim, më i larti i çmimeve prestigjioze të ”World Press Photo”, u bë vitin e kaluar gjatë përplasjeve mes forcave të sigurisë dhe kundërshtarëve të presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Anëtarët e jurisë theksuan se kishin zgjedhur këtë foto sepse ajo shkakton një emocion të menjëhershëm.

Me vendndodhje në Meksikë, Ronaldo Schemidt ishte dërguar në Venezuelë, vendi i tij i origjinës, për të mbuluar trazirat në pranverë 2017.

Më 3 maj, ai ka parë protestuesit të sulmojnë një motor të Gardës Kombëtare, serbatori i të cilit shpërtheu papritur në fytyrën e Jose Victor Salazar Balza, një manifestues 28 vjeç.

“Kam ndjerë zjarrin prapa kurrizin tim dhe kam reaguar instiktivisht. Kam bërë foto pa e ditur se çfarë fotografoja. Vetëm pas disa sekondave kam kuptuar se ishte dikush që po digjej”, tregon Ronaldo Schemidt.

Foto e bërë tregon manifestuesin, i cili mban një maskë kundragaz, duke vrapuar dhe me trupin e mbuluar nga flakët.

Manifestuesi përdoi djegie të rënda, por mbijetoi.

“Për momentin, nuk kam menduar se do të fitoja çmim me këtë foto”, shton fotografi.

“Isha vërtet i tronditur dhe nuk e kisha menduar kurrë se do të asistoja në diçka kaq të dhunshme”, thekson ai.

Çmimi u dha dje gjatë një ceremonie në Amsterdam.

“Fotoja e vitit duhet të tregojë një ngjarje”, deklaroi presidentja e jurisë, drejtoreshë e fotografisë në të përjavshmen “Geo France”, Magdalena Herrera.

“Ajo është një fotografi klasike, por ka një energji të momentit”, shtoi Herrera.

Sipas saj, në imazhin e Ronaldo Schemidt ka ngjyra, lëvizje dhe është e kompozuar shumë mirë. Ajo ka forcë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme