Kulturë

“Një hap prapa jush” kërkon daljen nga rutina

Descriptive Text

Më 1956 dramaturgu irlandez Samuel Beckett kishte shkruar dramën “Akti pa fjalë” me kërkesë të balerinit e koreografit Deryk Mendel. Ngjarja zë fill në një shkretëtirë ku veprimi i parë i personazhit është hedhja prapa.

E bazuar në këtë dramë, artistja austriake Tatjana Danneberg ka realizuar punimet që janë rrumbullakuar me ekspozitën, “One step behind you” (Një hap prapa jush). "Akti pa fjalë" përshkruhet si shëmbëlltyrë e tërheqjes dhe dramë që në formë groteske shpërfaq dobësinë njerëzore.

E në ekspozitën e Danneberg pikturat dhe skulpturat përfaqësojnë trupa të ndryshme nga shfaqja e Beckettit që përdoren për të përfaqësuar veprimin ose mungesën e tij. Me shumë karaktere në piktura dhe skulptura që duken si thasë që mbajnë brenda njerëz që nuk mund të flasin, artistja austriake vë theksin tek mosveprimi.

Skulpturat e punuara nga llaçi i mermerit të bluar “fshehin” dy karaktere të bllokuar në thasë. Artistja, sikurse edhe dramaturgu, aktorët i bën të paaftë për të vepruar, duke i kthyer ata në një metaforë për monotoninë e rutinës së përditshme. Danneberg nëpërmjet personazhit të pikturave përshkruan një ecje të tij që nuk ka ndonjë epilog. Ajo thotë se karakteret në këtë rast sikur komentojnë hapësirën (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).