“Eja ta shohësh vetminë” në katër pamje

“Eja ta shohësh vetminë” në katër pamje

12 April 2018 12:04

Prishtinë, 12 prill - “Eja ta shohësh vetminë” nuk është ftesë e zakonshme. Sidomos nëse vetmia është mozaik me pikura shumëngjyrëshe, materiale të ricikluara, video apo film eksperimental. Veç te vetmia mund të mos shkojë mendja kur hyn në ekspozitën e Lorik Sylejmanit.

Por një prej artistëve më të veçantë të artit bashkëkohor në Kosovë e bën vizitorin që “ta shohë vetminë” kur del nga Galeria e Arteve të Kosovës. Në një ekspozitë që përthekon punën e tij 20-vjeçare, ai vetminë e ka shtjelluar si gjendje dhe jo si emocion.

“Video sex” është vepra e parë që bie në sy, ende pa u futur brenda hapësirës ekspozuese. E vendosur në ballë të objektit të GKK-së, vepra bart një titull provokues. Ballafaqimi me vetminë brenda galerisë shtrihet në katër dhoma. Në të parën janë ekspozuar punë konceptuale të Sylejmanit. E ka quajtur “Pa pamje”. Një prej veprave të ekspozuara mbi hapësirën – muret e së cilës janë ngjyrosur me të kuqe – ka të bëjë me tingullin. Sylejmani e ka përdorur atë si element për ta bërë një vepër artistike. Në këtë rast këngën “God Save the Queen” të “Sex Pistols”.

“E kam marrë zërin e tyre komplet dhe pastaj e kam shtrirë në flamurin anglez”, shpjegon Sylejmani, tek merr kritikat e para të vizitorëve, pas hapjes zyrtare të ekspozitës personale, të mërkurën mbrëma. Një tjetër vepër është titulluar “Big in Japan” dhe e shfaq atë tek pozon në një anije mbi lumin Sumida të Tokios. Imazhin e ka kombinuar me shpatën e samurajëve dhe elemente të marra nga disa stripe japonezë. Sërish titulli mund të asociojë me ndonjë hit të së kaluarës, si për shembull ai i “Guano Apes” apo edhe më i hershëm, i “Alphaville”.

Pjesa e dytë e ekspozitës është “Dhoma e Laurie dhe Lou”, në shikim të parë pagëzuar sipas ikonave të artit botëror, por që ka një histori prapa.

Në dhomën e fundit vizitori e sheh filmin eksperimental të Sylejmanit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme