Dialog në piano e violonçel për kapërcim elegant stilesh

Dialog në piano e violonçel për kapërcim elegant stilesh

12 prill 2018 09:00

Kur një program ngërthen vepra të kompozitorëve të mëdhenj si Beethoven, Schumann e Brahms, është e qartë se performuesit i pret një sfidë. Pianisti Lovre Marushiq dhe violonçelistja Latica Aniq nga Kroacia kanë bërë pikërisht këtë.

Në një mbrëmje të vetme morën publikun në rrugëtim muzikor prej klasikes, në romantizëm e për të përfunduar me një kompozitor ndryshe nga tre të parët. Prej Gjermanisë kaluan në Argjentinë, me ritmet e Piazzollas.

Të dy instrumentistët e rinj u bënë pjesë në edicionin e 9-të të festivalit “Chopin Piano Fest”, në mbrëmjen e katërt, e cila nisi me “12 variations on a theme from Handel”. Këto variacione sjellin një botë të gjerë muzikore me melodi e fraza nga ato të qeta tek dramatiket e me vështirësi teknike, pikërisht për shkak të ndryshimeve ritmike (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme