109 vjet të Shkollës Normale të Elbasanit

109 vjet të Shkollës Normale të Elbasanit

11 April 2018 12:42

Në këtë godinë, nga data 2-9 shtator 1909, u mblodh Kongresi i Elbasanit, me delegatë nga trevat shqiptare. Ky kongres vendosi hapjen e Shkollës Normale në Elbasan.

Kjo ndërtesë është brenda kalasë së qytetit të Elbasanit dhe vetëm nga ky mbishkrim mund të diktosh se kjo ka qenë ndërtesa e parë e normales, e cila duket se është lënë pas dore dhe është harruar nga institucionet.

Në vitet e 70-ta është ndërtuar edhe ky objekt, ku shkolla normale vazhdoi punën e saj në nxjerrjen e gjeneratave të reja nga gjitha trojet shqiptare.

Me të hyrë në shkollë, muret janë të mbushura me dokumente të normales, ku nuk mungon kënga e normales dhe himni i flamurit.

Para pavarësimit të Shqipërisë, disa herë është penguar puna e kësaj shkolle, por kurrë nuk është ndalur misioni i saj.

Në dokumente shihet që nuk ka munguar edhe një numër i konsiderueshëm i vajzave që janë shkolluar në këtë normale.

Me krijimin e institucioneve më të larta arsimore në gjitha trojet shqiptare, shkolla normale e Elbasanit para disa vitesh e përfundoi misionin e saj, të cilin e nisi më 1909-ën.

Shkolla e Mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi”, kështu tani quhet ky institucion, i cili përbrenda ka të gjitha dokumentet e shkollës normale, ku është krijuar edhe muzeu.

Fotografitë e nxënësve të parë, dëftesat që janë dhënë në atë kohë janë vetëm disa nga dokumentet që i mban ky muze, të cilat i kuptojmë përmes nxënësve të shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi”.

Muzeu i Shkollës Normale ishte nën kujdesin e historianit tashmë të ndjerë Genc Trëndafili, i cili kishte hulumtuar shumë në pasurimin e këtij muzeu të arsimit, që t’iu shërbejë gjeneratave të reja.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme