Gottlieb Wallisch mjeshtërisht zbërthen stilin e shkollës austriake

Gottlieb Wallisch mjeshtërisht zbërthen stilin e shkollës austriake

11 April 2018 11:01

Prishtinë, 11 prill – Pianisti Gottlieb Wallisch solli stilin e shkollës austriake të pianos në Prishtinë përmes veprave të kompozitorëve që janë frymëzuar nga ai vend ose edhe kanë jetuar aty. Wallisch u prezantua para publikut kosovar me një program me kërkesa teknike, por edhe stilistike.

U bë pjesë e edicionit të 9-të të festivalit “Chopin Piano Fest”. Mbrëmjen e nisi me një vepër të Haydn. Solli “Piano sonata in a-flat major” në tri kohë. Vepra hapet me temë të ndjeshme e që karakterizohet me delikatesë në interpretim e me tema të ndryshme e të pasura. Ashtu siç karakterizohen sonatat e hershme të Haydn, edhe këtu koha e dytë është më shumë si një lloj fantazie sesa zhvillim i temës kryesore.

Ndërsa në fund vepra përmbyllet me tinguj të qetë dhe gati poetikë. Wallisch arriti që ato t’i sjellë me mjeshtri. U ngrit në këmbë, u përkul para publikut dhe zuri vend edhe një herë para pianos, kësaj radhe për veprën “Six Consolations s.172” të Lisztit. Këto kompozime në vete kanë stilin muzikor të nokturneve. Secila prej tyre ka stil të vetin dallues. Melodi romantike, pasiononte, dramatike e harmoni komplekse karakterizojnë këto pjesë.

Pianisti austriak i solli që të gjitha me një frymë. Qetësia që mbretëroi në sallë bëri që përjetimi i interpretimit të Wallisch të bëhet edhe më i vlefshëm. Ai solli edhe “Two Rhapsodies op.79” të Brahmsit të cilat janë dy pjesë të fuqishme e dramatike. Dallojnë në mes vete në paraqitje më shumë sesa në aspektin ekspresiv, prandaj edhe rrallëherë luhen të dyja përnjëherë. Por Wallisch i solli si të tilla (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme