Kulturë

Granjon në udhëtimin pianistik me vepra kërkuese e homazh për Debussy

Jérôme Granjon, thjesht e zotëron pianon. Kur ulet, nuk ngutet t’i prekë tastet. Ai zë vend pranë pianos dhe i duhen disa sekonda për kontaktin e parë me instrumentin që e ka bërë të njohur gjithandej.

“Arabesque op.18” e R.Schumann është vepra që interpreton për t’i hapur rrugë koncertit të tij në Prishtinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një pauzë disa sekondëshe i duhet Granjonit për t’u shkëputur nga “Arabesque...” e për të kaluar tek “Kreisleriana op.16”, një kompozim po ashtu i Schumannit për piano solo. Kjo vepër i qe dedikuar Frederick Chopinit dhe në koncertin e Granjon në një festival që mban pikërisht emrin e kompozitorit me nam. Koncerti i Granjon – profesor i pianos në Konservatoriumin e Muzikës në Paris dhe atij në Lion- u mbajt në mbrëmjen e dytë të “Chopin Piano Fest”, të shtunën mbrëma. Ai performoi në skenën e amfiteatrit të Biblotekës Universitare.

Dhjetë minuta pauzë i duhen Granjon që të shkëputet prej tingujve të Schumannit, për të nisur një rrugëtim të ri. Me rastin e 100-vjetorit të kompozitorit të famshëm francez Claude Debussy, ai ka interpretuar kompletin e preludeve “2 eme livre des Preludes”.

Qysh para fillimit të koncertit, Besa Luzha, drejtoreshë e “Chopin Piano...”, e ka paralajmëruar se mbrëmja e dytë e festivalit, do të jetë franceze... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)