Me veprat e Philip Glassit përmbyllet edicioni i 13-të i festivalit të muzikës “DAM”

Me veprat e Philip Glassit përmbyllet edicioni i 13-të i festivalit të muzikës “DAM”

05 April 2018 12:03

Prishtinë, 4 prill – Philip Glass, njëri prej kompozitorëve të mirë amerikanë që ende jeton, kur nisi karrierën nuk e gëzoi të njëjtën famë dhe dashuri si sot. Ai bëri revolucion në muzikë, prandaj edhe njihet si një prej kompozitorëve më me ndikim të fundshekullit XX. Veprat e tij përshkruhen si minimale, që kanë kualitete të ngjashme me ato “minimaliste”, megjithatë atij i pëlqen ta quajë veten si kompozitor i “muzikës me strukturë repetitive”. E një gjë e tillë përkon me krejt strukturat e veprave të tij. Krahas punës së tij të madhe e karrierës së bujshme, nënshkrimin e tij e mbajnë edhe 20 etyde, të cilat nisi t’i shkruante në vitin 1991. Qëllimi i tij ka qenë që të “bëhet pianisti më i mirë”.

Etydet prej të parës deri të 11-ën në Prishtinë i solli dirigjenti dhe pianisti amerikan Gregory Charette. Ka më shumë se një vit që ai ka marrë përsipër të analizojë e studiojë këto etyde. Disa orë para koncertit në një ligjëratë me titull “Philip Glass, nga Ajnshtajni te etydet”, e mbajtur në Qendrën Informative Kulturore të Bashkimit Evropian, ai shpjegoi pikërisht idetë e kompozimit të Glass dhe qasjen e tij në muzikë. “Mendoj se janë vepra të ekstremit dhe duhet të trajtohen si të tilla”, ka thënë Charette, dhe premtoi se do të testojë atë teori në mbrëmje kur do të luajë vetëm 10 prej etydeve.

Charette të martën mbrëma u ngjit në skenë, zuri vend para pianos në sallën e amfiteatrit të Bibliotekës Universitare dhe kërkoi nga publiku që të sillet ashtu si të dojë në mënyrë që të shijojë veprat.

Me këtë vepër u mbyll edicioni i sivjetshëm i festivalit “Dam” (më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme