Veprat e Çavdarbashës presin restaurimin, s’ka buxhet për kompleksin

Veprat e Çavdarbashës presin restaurimin, s’ka buxhet për kompleksin

05 April 2018 09:00

Prishtinë, 5 prill – Sado që më në fund e ka bërë një hap konkret – duke ndarë 50 mijë euro me buxhetin e vitit 2018 – Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit as sivjet nuk do ta finalizojë projektpropozimin për kompleksin galeri e hapur-muze të skulptorit akademik Agim Çavdarbasha.

Projektpropozimi, i hedhur në letër qysh në mars të vitit 2016, do të fillojë të konkretizohet sivjet, por me buxhetin e ndarë nuk do të mundë të finalizohet i tëri.

Restaurimi i veprave artistike të Çavdarbashës, si dhe mirëmbajtja e tyre janë përfshirë në fazën e parë, derisa pjesë e projektpropozimit është edhe zhvillimi i aktiviteteve kulturore në kuadër të kompleksit që ndodhet në Çagllavicë. Këto aktivitete përfshijnë organizimin e kolonive, simpoziumeve dhe ekspozitave, promovimin e artit dhe trashëgimisë kulturore në përgjithësi.

Buxheti i kërkuar nga fondacioni “Agim Çavdarbasha” vite më parë, është rreth 95 mijë euro, por për sivjet MKRS-ja ka ndarë vetëm gjysmën e kësaj shume, e që i bie se nuk do të finalizohet ajo që është planifikuar. Por as për pjesën e parë – që përfshin restaurimin e mirëmbajtjen e skulpturave që ndodhen në prag të shkatërrimit – MKRS-ja ende nuk e ka një plan konkret (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme