Kulturë

Minibiblioteka në Shtime nuk u vandalizua, e dëmtoi era

Descriptive Text

Shtime, 4 prill – Erërat e forta kanë dëmtuar minibibliotekën në parkun e qytezës së Shtimes, e cila është përuruar katër ditë më parë nga Këshilli i Veprimit Rinor Lokal me gjithsej 88 libra. Rreth kësaj ngjarjeje nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar KVRL-ja në Shtime, të cilët në mënyrë vullnetare e kanë përuruar minibibliotekën.

Është e vërtetë që minibiblioteka e përuruar 4 ditë më parë është dëmtuar, por ky dëmtim ka ardhur si pasojë e erërave të forta gjatë natës. Ndërsa librat nga rafti janë larguar nga anëtarët e KVRL-së për të mos u dëmtuar. KVRL-ja gjatë javës do të angazhohet që ta zëvendësojë raftin e dëmtuar me një raft tjetër, thuhet në komunikatën e KVRL-së (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)