S’ka ndërhyrje në Hamam e Xhami të Çarshisë në Prishtinë deri më 2019

S’ka ndërhyrje në Hamam e Xhami të Çarshisë në Prishtinë deri më 2019

02 April 2018 08:57

Në dy monumente që kanë mbetur pezull tash gati një dekadë, nuk do të ndërhyhet deri në mot.

Gjatë këtij muaji, Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar se do ta nisë një plan për t’iu rikthyer punimeve në Hamamin e Madh të qytetit, ndërkohë që ende nuk e ka një marrëveshje për Xhaminë e Çarshisë- një tjetër objekt monumental-për restaurimin e së cilës është paralajmëruar projekt i ri, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ende nuk ka plane finale dhe as nuk dihet kostoja që do të shpenzohet për të rinisur punën në dy objektet e lëna pezull viteve të fundit.

Marrëveshja me Agjencinë Turke për Zhvillim e Rindërtim – TIKA, e paralajmëruar para dy muajsh, do të konkretizohet tek gjatë muajit prill.

Në fillim të shkurtit u dha lajmi se Komuna e Prishtinës nëpërmjet një iniciative të përbashkët me TIKA-n i është kthyer sërish Hamamit të Madh, për të cilin deri më tani shteti ka shpenzuar rreth 800 mijë euro, por që më shumë se një dekadë pasi nisën punimet të cilat më shumë e kanë dëmtuar objektin sesa që kanë ndihmuar restaurimin e tij.

Objektin e kishin vizituar ekspertë turq bashkë me përfaqësues të Komunës së Prishtinës. Asokohe, po ashtu, u paralajmërua se një projekt i ri do të punohet edhe për Xhaminë e Çarshisë, restaurimi i së cilës është ndërprerë tash katër vjet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme