Kulturë

Bjeshkataria në Valbonë

Potenciali i madh turistik i luginës së Valbonës vazhdon të jetë në fokus të turistëve të huaj gjithnjë në rritje në këtë pjesë të Shqipërisë.

Bjeshkataria në Valbonë ishte temë e bisedës me bjeshkatarit vendas, Kelmend Selimaj, i cili ka shpalosur detaje për ekspeditat që vazhdojnë aty. Pasioni për bjeshkatarinë, mikpritja tradicionale, akomodimi në shtëpi tradicionale janë vetëm disa nga faktorët që tërheqin turistët vendas dhe të huaj.

Natyra e paprekur që i ka mbijetuar shekujve është atraksioni kryesor për turistët.

Përveç atraksioneve, bjeshkatari Selimaj ka shpjeguar edhe pajisjet e nevojshme që duhet pasur për të bërë ngjitje dhe shëtitje në atë pjesë, e cila është përjetim i veçantë nëse bëhet në stinën e dimrit.

Intervistën e plotë ndiqeni në videon mëposhtme: