Kulturë

Politika si kauzë personale e grupeve muzikore

Si vokalist në një punk-bend, ka diçka paksa ndryshe te Joe Talbot. Nuk është fjala “pops” që e ka bërë tatuazh në qafën e tij (një homazh për të atin e tij, që urren tatuazhet e qafës). Nuk është intensiteti ngulmues kur ai merr skenën me bendin e tij “Idles”.

Ajo që e dallon atë është që derisa është duke marrë kritika pozitive dhe duke shitur bileta të punk-koncerteve, Joe po ashtu është i angazhuar si ndihmës për të rritur që kanë vështirësi me të mësuarit, shkruan Koha Ditore.

Ballafaqimi ndërmjet punës së Joe dhe jetës së tij artistike është një prej gjërave që e kam eksploruar në dokumentarin tim të ri, me titull “The Art of Now: Band Politics” (Arti i së tashmes: politikat e bendeve), realizuar për “BBC Radio 4”.

Nga spiritualet tek tinguj blues, nëpërmjet Bob Dylan, Public Enemy, muzika dhe protesta politike gjithmonë kanë qenë të pandashme – por unë kam dashur që të investigoj atë që konsideroj të jetë një prej valëve më interesante të kantautorëve politikë që i kemi parë prej vitesh... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)