Shtëpia e agallarëve Rekathati

Shtëpia e agallarëve Rekathati

01 April 2018 12:23

Në të djathtë të Lumbardhit, që ndan në dysh qytetin e bukur të Prizrenit, shtrihet lagjja “Bazhdarhane”.

E vjetër aq sa të gjallët nuk e mbajnë mend, kur janë ndërtuar aty shtëpitë e para. Në mesin e shtëpive të ulëta, të bukura e monumentale është ajo e familjes Rekathati. E ndërtuar këtu e 13 dekada më parë, ajo ruan gjithë bukurinë që e veçon sidomos në faqen ballore të saj, shkruan Koha Ditore.

E ndërtuan dy vëllezër të kamur të kohës, që quheshin Shyqri Aga e Ahmet Aga. Ky i pari ishte kryetar i Suharekës, gjë që i kishte dhënë edhe mbiemrin familjes për një kohë të gjatë. Familja e “përktheu” këtë mbiemër, duke u njohur edhe sot si Rekathati (Reka e thatë).

Shtëpia sot është e ndarë në dysh. U nda për të gjallë të dy agallarëve me një mur që i ndan përgjysmë shtëpinë dhe oborrin. Në njërën pjesë sot jetojnë trashëgimtarët e Shyqri Agës e në tjetrën ata të Ahmet Agës. Brezi i katërt e i pestë pas tyre jeton sot në këtë shtëpi, që shteti e ruan si vlerë të trashëgimisë së kulturës materiale. Rrëfimin e kujtimet i tregon ndër më të vjetrit e familjes, Aliriza Rekathati.

Ndërtimi midis viteve 1886 e 1903

Ai është 69 vjeç. Në 50 vjet të jetës së tij ka punuar me tekstil. Fillimisht në fabrikë shtetërore, e më vonë në firmë private. Aliriza Rekathati, tash pensionist, është i hareshëm e krenar, edhe teksa e tregon rrëfimin për paraardhësit e tij dhe për shtëpinë me të cilën ka lidhje të posaçme... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme