Skulptorja e formave të reja duke gjurmuar të kaluarën

Skulptorja e formave të reja duke gjurmuar të kaluarën

01 April 2018 08:23

Enët dhe objektet e qeramikës, si një prej shprehjeve më të hershme të njeriut në art, varësisht prej kulturave dhe popujve, do të ndryshonin në formë dhe dizajn.

Artistja amerikane Virginia Scotchie në punimet e saj shpeshherë mëton që të ruajë elementet e objekteve antike tradicionale. Dhe të tilla ka plot në koleksionin e saj.

Por kjo është vetëm një prej metodave të saj të punës.

Scotchie realizon edhe objekte të atilla që në raste mund të ngjasojnë me ndonjë objekt që përdoret në përditshmëri. Ka vend edhe për forma abstrakte. Modernia dhe tradicionalja gërshetohen, dhe si rezultat përfundimtar dalin objekte unike.

Veçanti u japin edhe ngjyrat që ajo përdor. Scotchi, e cila është udhëheqëse e Departamentit të Qeramikës në Universitetin e Karolinës së Jugut në ShBA, me artin e saj ka udhëtuar në shumë vende të botës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme