Kulturë

Frankensteini në Bagdad

Hasib Mohamed Jaafari ishte 21 vjeç, zeshkan, hollak dhe i martuar me Dua Jaabarin. Jetonte me Duan dhe beben e tyre, Zahra, në Sektorin 44 në Qytetin Sadr në një dhomë në shtëpinë e familjes së tij të madhe.

Hasibi, i cili kishte shtatë muaj që po punonte si rojtar në hotelin “Sadeer Novotel”, u vra në një shpërthim të shkaktuar prej një kamikazi sudanez, që e drejtoi një kamion mbeturinash me eksploziv, të vjedhur nga shërbimet komunale të Bagdadit. Bombarduesi po planifikonte të kalonte me kamion nëpërmjet portën e jashtme, ta drejtonte mu në hollin e hotelit dhe detononte eksplozivin që ta shembte tërë hotelin, shkruan sot Koha Ditore.

Ai dështoi për shkak se rojtari e shkrepi trimërisht armën në drejtim të shoferit, duke e detyruar ta aktivizonte para kohe eksplozivin. Gjësendet e rojtarit iu dorëzuan familjes: rrobat civile, një palë çorapë, një shishe kolonjë dhe vëllimi i parë i poemave të mbledhura të Al-Sayyabit. Në arkivol ia futën këpucët e djegura, veshjet e përgjakura e të grisura; dhe copa të vogla gjymtyrësh e të trupit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)