Kulturë

Regjisori Erson Zymberi kryeson garën për drejtor të Teatrit të Gjilanit

Descriptive Text

Gjilan, 30 mars – Autoritetet komunale janë optimiste që odisejada e zgjedhjes së drejtorit të Teatrit të Qytetit të Gjilanit kësaj radhe do të ketë epilog. Ka tre vjet që ka nisur ky proces i shoqëruar me konkurse, anulime konkursesh, protesta e akuza për ndërhyrje politike.

Regjisori Erson Zymberi është kandidati potencial për marrjen e pozitës së drejtorit, meqë ka marrë më së shumti pikë nga dy kundërkandidatët e tjerë, aktori Avni Shkodra e aktorja Emina Toska. Katër veta ia kishin mësyrë pozitës së kreut të institucionit teatror në këtë qytet me konkursin e fundit. Bekim Koça ishte tërhequr. Zymberi edhe në verën e vitit 2016 kishte qenë afër marrjes së pozitës së drejtorit të teatrit. Edhe asokohe ishte vlerësuar me më se shumti pikë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)