Kulturë

Ministria ndan çmimet vjetore për trashëgimi kulturore

Janë ndarë sot çmimet vjetore në fushën e trashëgimisë kulturore. Çmimi për veprimtari jetësore “Dea Dardanicae” i ndahet Adem Bungurit, çmimi vjetor për merita të veçanta “Shtjefën Gjeqovi” i është ndarë Fatmir Pejës.

Çmimi për veprimtari jetësore “Dea Dardanicae” i ndahet Adem Bungurit, çmimi vjetor për merita të veçanta “Shtjefën Gjeqovi” i është ndarë Fatmir Pejës, raporton KP.

Ndërsa çmimi vjetor për vepër jetësore “Zef Mirdita” shkon për Florina Jerliu dhe çmimi vjetor për menaxhim institucional “Muhamed Shukiru” i është ndarë Sabit Sylës.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se Ministria do të gjejë rrugë dhe alternativa tjera për të mbështetur tutje të gjitha aktivitetet në fushën e trashëgimisë kulturore.

Fituesi i çmimit për veprimtari jetësore, Aden Bunguri tha se Kosova ka një pasuri jashtëzakonisht të mirë arkeologjike. Ai tha se Kosova ka një vijimësi të pandërprerë kulturore që nga kohërat e lashta.