Kulturë

“My Generation” për ndryshimet kulturore në vitet ‘60

Misteri i fuqishëm për të cilin Michael Caine mendon dhe ndien, mbetet i paprekur gjatë doku-reminishencës së Londrës të viteve ‘60. Nuk shpalos ndonjë gjë të re për vetë aktorin.

Me shumë imazhe të hippieve të qeshur dhe njerëzve apopleksikë me kapele të mëdha, dokumentari rrëfehet nga vetë Caine në stilin e tij të matur dhe enigmatik: skenari është vepër e Dick Clement dhe Ian La Frenias, klasiku televiziv i të cilëve “The Likely Lads”, i viteve ‘60, kalon pa u përmendur, shkruan Koha Ditore.

David Bailey, Joan Collins, Sandie Shaw, Twiggy and Paul McCartney intervistohen nga Caine, çuditërisht dhe për zhgënjim jashtë kamerës, zërat e tyre shoqërojnë incizime të vjetra. Caine ka thënë se nuk ka dashur që audienca të shpërqendrohet nga këto fytyra që tani duken të vjetra.

Epo është turp të largohet prezenca aktuale e këtyre njerëzve në film, megjithëse janë disa momente të jashtëzakonshme nga arkivi dhe dokumentari përqendrohet tek bukuroshja Joanna Lumely, e cila flet se si ishte puna me fotografin Duffy... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)