Kulturë

“SK2014” për projektin nacionalist që shpërfytyroi Shkupin

Descriptive Text

Procesi i realizimit të projektit “Skopje 2014”, nëpërmjet të cilit për shumëkënd kryeqyteti maqedonas u shpërfytyrua, është paraqitur edhe në Pejë. Rreth 30 veta për 26 minuta janë përballur me pamjet dhe rrëfimin që shpalos projekti kinematografik për iniciativën fort të kritikuar të ish-qeverisë maqedonase për t’ia ndërruar identitetin qytetit.

Të premten në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë është shfaqur dokumentari “SK2014”, ku e pranishme ishte edhe bashkëregjisorja Kumjana Novakova. Dokumentari nxjerr në pah se si qeveria djathtiste kishte vendosur që një qytet që njihej për modernizimin jugosllav sa i përket arkitekturës, t’i japë pamje baroku e neoklasike, shkruan sot Ilir Osmanaj në Koha Ditore.

Pas shfaqjes së dokumentarit, i cili më 2015 ishte dhënë edhe në festivalin e filmave dokumentarë dhe të shkurtër “DokuFest” në kategorinë “Balkan Dox”, është zhvilluar një bisedë në skenën e kinemasë, ku kanë diskutuar regjisorja Kumjana Novakova dhe drejtori i Drejtorisë së kulturës në Pejë, Engelbert Zefaj.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)