Në UPZ u promovuan dy libra të Prof. Dr. Nusret Pllanës dhe u shfaq filmi “Dëshmitë e heshtura”

Në UPZ u promovuan dy libra të Prof. Dr. Nusret Pllanës dhe u shfaq filmi “Dëshmitë e heshtura”

21 mars 2018 15:39

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, në shenjë kujtimi të 19-vjetorit të intervenimit të NATO-s në Kosovë, të mërkurën është bërë promovimi i dy librave të prof. dr. Nusret Pllanës, libri “NATO intervention in Kosova” dhe u shfaq filmi dokumentar “Dëshmitë e heshtura” të producentit Nusret Pllana dhe regjisorit Luan Kryeziu.

Në këtë ngjarje të rëndësishme ka marrë pjesë edhe deputeti shqiptar nga Brukseli, Amet Gjanaj me bashkëpunëtorin e tij Nexhmedin Demiri, të cilët kanë bërë shpërndarjen e librit “The Terrorr of Serbian Occupier Over Albanians 1844 – 1999”, 751 deputetëve të Parlamentit Evropian në Bruksel.

Me këtë rast rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, ka ndarë mirënjohje për Gjanajn dhe Demirin për kontributin e tyre në vetëdijesimin e opinionit ndërkombëtar për terrorin serb mbi shqiptarët.

Për librin e profesorit Pllana folën recensentët e librit, Prof. Dr Sabahajdin Cena dhe Prof. Dr. Fahredin Shabani, të cilët e vlerësuan lartë punën e autorit. Ndërsa Rektori Vataj theksoi se është nder i veçantë promovimi i këtyre librave në UPZ. Ai falënderoi autorin për kontributin e dhënë në zbardhjen e të bëmave të regjimit serb mbi shqiptarët por edhe informimin e opinionit ndërkombëtar për këtë çështje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme