Kulturë

Kaosi urban e shoqëror janë produkt i transicionit të pafund

Descriptive Text

Transicioni i ashtuquajtur shoqëror, solli ndryshime në shtetet e Ballkanit pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Mirëpo, jo domosdo ndryshime pozitive.

Ky proces i kalimit prej një gjendjeje në tjetrën, për t’u përfshirë në shoqërinë moderne evropiane me çdo kusht është pjesë e këtij rrugëtimi shoqëror, fundi i të cilit nuk është i qartë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në fakt s’ka një fund të paracaktuar. Në njëfarë forme kjo është tema që shtjellohet në një vepër letrare.

Personazhi i romanit “Yet another life” i autores Sasha Savanoviq e ka të vështirë ta dallojë realitetin nga fantazia. Njerëzit i projekton në formë të zombive. Janë dy lloje: aso apolitikë dhe krejt çfarë u intereson është jeta e tyre, argëtimi dhe janë të përqendruar në një rreth shoqëror, ku pak a shumë ndajnë të njëjtat mendime.

Lloji tjetër i zombive janë të atillë që mendojnë se i dinë të gjitha, se kanë të drejtë, luftojnë për hapësirën e tyre, por që mënyra e të menduarit është e përgjithshme, dhe portretizojnë “trushpëlarët”.

Savanoviq bashkë me filozofin kroat Sreqko Horvat dhe me politikanin e aktivistin nga Kosova Albin Kurti, duke marrë për bazë romanin e saj, diskutuan mbi çështjet që i preokupon shoqëritë e tri vendeve, në atë që e quajnë transicion. Të tre u bënë bashkë të hënën mbrëma në qendrën “Multimedia” në Prishtinë dhe debatuan mbi këto çështje në debatin që u quajt “Transicioni, lëvizjet shoqërore dhe kaosi urban” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)