Kulturë

Artistja nga Jemeni tregon në "mure" tragjedinë e popullit

Sana, 20 mars - Artistja nga Jemeni Hayfa Sebya, është duke i rezistuar luftës dhe rrënimeve nëpërmjet artit. Me vizatimet e saj ajo në mure tregon tragjedinë e përjetuar nga populli, duke filluar nga ndikimet negative të përleshjeve të cilat vazhdojnë për 3 vite mbi gratë dhe fëmijët.

Sebya artin e saj ia ka kushtuar tregimit të ndikimit të luftës tek populli, duke filluar nga gratë dhe fëmijët. Në kuadër të iniciativës së saj të quajtur “Viktimat e heshtura”, ajo për të vizatuar dhimbjet e popullit ka zgjedhur muret e parrënuara nga përleshjet në Sana.

Artistja nga Jemeni Hayfa Sebya, është duke i rezistuar luftës dhe rrënimeve nëpërmjet artit. Me vizatimet e saj ajo në mure tregon tragjedinë e përjetuar nga populli, duke filluar nga ndikimet negative të përleshjeve të cilat vazhdojnë për 3 vite mbi gratë dhe fëmijët. Sebya artin e saj ia ka kushtuar tregimit të ndikimit të luftës tek populli, duke filluar nga gratë dhe fëmijët. Në kuadër të iniciativës së saj të quajtur “Viktimat e heshtura”, ajo për të vizatuar dhimbjet e popullit ka zgjedhur muret e parrënuara nga përleshjet në Sana.

Në kuadër të iniciativës “Viktimat e Heshtura”, Sebya ka bërë 7 vizatime murale. Temë e vizatimeve të saj janë problemet e fëmijëve dhe të grave të cilët janë detyruar të emigrojnë për shkak të përleshjeve si dhe problemeve me të cilat ballafaqohen fëmijët duke shkuar në shkollë, marrja në objektiv e shkollave nga palët në konflikt si dhe shndërrimi i shkollave në kazerma.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA), Sebya thotë se këtë iniciativë e ka nisur në muajin gusht të vitit të kaluar dhe se do të vazhdojë të vizatojë piktura nëpër mure deri në përfundimin e përleshjeve. Ajo thotë se arti ka “fuqinë e përhapjes së paqes”.

Sipas saj, muret e lagjeve janë pothuajse një ekspozitë e hapur e cila arrin në të gjitha pjesët e popullit. Sebya tha se kjo nuk është hera e parë që ka tentuar bëjë pikturë murale por se një gjë të tillë ka dashur ta bëjë edhe dy herë më parë. Ajo tha se këtë iniciativë e ka nisur për të tërhequr vëmendjen për dëmet që shkaktojnë konfliktet tek populli si dhe te dhimbjet e grave dhe fëmijëve gjatë kohës së luftës.

Vizatimi në mure është rruga më e shpejtë për të arritur tek populli

“Muret kishin filluar të përhapin urrejtje. Mendova se do të ishte shumë më mirë nëse këto mure do të tregonin problemet e grave dhe të fëmijëve, viktima të konflikteve”, thotë Sebya duke treguar arsyen përse i ka zgjedhur muret.

Ajo thotë se pikturimi në mure është një metodë e “artit të lirë” dhe rruga më e shpejtë për të përçuar mesazhin e artistit tek populli. Ajo thotë se mendonte se si mund të përçonte më së miri rrënimin e shkaktuar nga lufta dhe se së fundmi ka vendosur të përdorë murin si ndërmjetës të kësaj.

Lidhur me reagimet e popullit të Jemenit për këto vizatime, Sebya thotë se “Qytetarët e Jemenit kanë një shije të lartë të artit, por lufta i largoi njerëzit nga arti. Përkundër kësaj, kam marrë reagime të mira nga pjesë të ndryshme të popullit”.

Vizatimet u pengojnë palëve në konflikt

Sebya thekson se në vizatimet e saj është ndikuar nga surrealizmi. "Arti ka arritur që të konkretizojë problemet e përjetuara nga populli përballë luftës. Por, ky mesazh mund të përçohet me pjesëmarrjen e vetë popullit", tha ajo.

Sebya thotë disa nga pikturat e saj murale janë dëmtuar nga disa palë në konflikt. “Në piktura adresohen çështje të ndjeshme. Kjo nuk u pëlqen disave nga palët në konflikt", tregon ajo.

Artistja nga Jemeni Hayfa Sebya, është duke i rezistuar luftës dhe rrënimeve nëpërmjet artit. Me vizatimet e saj ajo në mure tregon tragjedinë e përjetuar nga populli, duke filluar nga ndikimet negative të përleshjeve të cilat vazhdojnë për 3 vite mbi gratë dhe fëmijët. Sebya artin e saj ia ka kushtuar tregimit të ndikimit të luftës tek populli, duke filluar nga gratë dhe fëmijët. Në kuadër të iniciativës së saj të quajtur “Viktimat e heshtura”, ajo për të vizatuar dhimbjet e popullit ka zgjedhur muret e parrënuara nga përleshjet në Sana.

Në vijim bëri të ditur se në kuadër të iniciativës “Viktimat e Heshtura”, çdo pikturë ka një ide dhe temë. "Arti ka fuqinë e përhapjes së paqes, vlerave fisnike, kutlurën e dashurisë dhe gjuhën e bashkëjetesës në kohën e luftës. Dëshiroj përfundimin e luftës, sigurimin e paqes në gjithë botën, duke filluar nga shteti im. Dëshiroj që të gjithë të jetojnë një jetë të ndershëm”.

{gallery}