Kulturë

UP me thirrje për punime shkencore paralajmëron edicionin e tretë të Konferencës Ndërkombëtare Studentore

Edicioni i tretë i Konferencës Ndërkombëtare Studentore të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” (UPISC) ka hapur thirrjen për pranimin e punimeve shkencore.

UPISC në edicionin e fundit solli studentë nga 35 shtete të botës në kryeqytetin e Kosovës, duke u bërë kështu njëra ndër konferencat ndërkombëtare më të suksesshme, organizuar nga studentët e UPHP-së. E para e llojit të tillë në historinë e UPHP-së u la përshtypje të mira edhe pjesëmarrësve të vitit të kaluar, të cilët e vlerësuan si “mirë të organizuar, profesionale, informuese dhe shumë zbavitëse”.

Tema bosht e këtij edicioni do të jetë: Edukimi në ndërmarrësi në shekullin e 21-të (ang. Entrepreneurship Education in the 21st Century).

Punimet e Konferencës do të publikohen në libër të posaçëm.

Konferenca ka Këshillin Shkencor në të cilin bëjnë pjesë profesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët janë kontribuuesit kryesorë në cilësinë e lartë shkencore të UPISC-it.

Afati i fundit për aplikim është data 15 prill 2018.