Kulturë

TKK me “Shtëpia pa dritare” shënon Ditën Botërore të Teatrit

Teatri Kombëtar në Prishtinë përmes një njoftimi për medie bën të ditur se sonte, për nder të Ditën Botërore të Teatrit do të shfaqë “Shtëpia pa dritare”.

Sot, më 27 mars 2017, si çdo teatër tjetër anembanë botës, edhe Teatrit Kombëtar i Kosovës shënon Ditën Botërore të Teatrit. Në orën 20:00 në Skenën e vogël do të shfaqjet repriza e premierës më të re “Shtëpia pa dritare” me regji të Besim Ugzmajlit. Me këtë rast, para fillimit të shfaqjes do të lexohet mesazhi qarkor i aktores Isabelle Huppert dhe pas shfaqjes në hollin e teatrit do të ketë një koktej rasti. Teatri Kombëtar i Kosovës i fton të gjithë gazetarët dhe publikun e gjerë të jenë pjesë e këtij shënimi dhe njëherësh falënderon të gjitha mediet dhe publikun e gjerë për përkrahjen dhe prezencën e vazhdueshme në produksionet tona, - thuhet në njoftim.

Me respekt

Teatri Kombëtar i Kosovës