Institucionet e trashëgimisë pezullojnë punimet tek “Trekëndëshi” në Prishtinë Foto: Koha

Institucionet e trashëgimisë pezullojnë punimet tek “Trekëndëshi” në Prishtinë

19 mars 2018 08:36

Institucionet e trashëgimisë kulturore e kanë përmbushur paralajmërimin se do t’i ndalojnë punimet në rimodelimin e ish-sheshit të “Vëllazërim-Bashkimi”, në qendër të Prishtinës.

Për shkak se projekti nuk kishte marrë pëlqim nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve, të shtunën, kryeinspektori i Trashëgimisë Kulturore Berat Hadri, bashkë me inspektoren Gjejlane Hoxha kanë dalë në vend të ngjarjes dhe puna është pezulluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Projekti ka qenë dashur të miratohej nga IKMM-ja, për shkak që hapësira ku kishin nisur punimet është udhëkryq midis tri monumenteve.

Punimet do të vazhdojnë të mbeten të pezulluara derisa komisioni i Institutit të Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve ta shqyrtojë projektin dhe të marrë një vendim. Ky komision sot (e hënë) do të mbajë mbledhje.

Rrënojat e Hamamit të vogël në oborrin e Kuvendit të Kosovës, Shtëpia gati njëshekullore, me pronar Gazmend Abrashin dhe Xhamia e Çarshisë bëjnë që sheshi “Adem Jashari” të jetë brenda perimetrit të mbrojtur shkaku i monumenteve. Ndërsa përmendorja që ka formë trekëndëshi nuk është nën mbrojtje si aset i trashëgimisë kulturore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme