Kulturë

Saksofonisti i rrëfimeve jetësore me tinguj jazz

Jure Pukl është prej saksofonistëve më progresivë dhe ekspresivë në skenën e muzikës bashkëkohore.

Ai është tërë kohën në lëvizje, në kërkim të informacionit, të resë dhe eksperimentimit, shkruan Koha Ditore.

Arrin që çdoherë të sjellë diçka të re dhe ndryshe. Mëton që gjithmonë të krijojë një tingëllimë unike të jazzit modern.

Dallohet qartazi kur bën lëvizje të mençura në interpretim dhe më pas kur mbyll sytë dhe zhytet në botën e tij muzikore për të improvizuar. Tingujt janë sa të ndryshëm por edhe të njëjtë në të njëjtën kohë.

Ajo që i dallon është bota që ai fantazon kur është i lirë të interpretojë. Qasja e tij në muzikë është avangarde, sjell atë që njihet si “free jazz”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)