Kulturë

Kishat e Voskopojës dhe Vithkuqit më të rrezikuarat në Europë

Europa Nostra, organizata kryesore e trashëgimisë në Europë dhe “European Investment Bank Institute”, kanë publikuar një listë të vendeve të trashëgimisë kulturore që rrezikohen gjatë vitit 2018.

Kësaj liste u prin kishat Post-Bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq në Shqipëri. Këto kisha janë monumentet më përfaqësuese të artit kishtar të shekujve 17 dhe 18 në Ballkan. Kishat janë kryevepër e stilit post-bizantin, transmeton Koha.net.

“Lufta dhe katastrofat natyrore kanë dëmtuar seriozisht këtë grup prej 12 kishave. Popullata katolike është shpërngulur dhe mungesa e klerikëve ka rezultuar që kishat të mbeten të papërdorura për pjesën më të madhe të vitit. Kishat janë nën përgjegjësinë e Institutit për Monumentet Kulturore të Shqipërisë”, shkruan Europa Nostra.

“Kisha e Shën Gjergjit në Voskopojë, që ka fituar çmimin Europa Nostra Award në vitin 2011 për konservimin më të mirë, tani kërcënohet nga hajdutët dhe shpreh urgjencën që këto kisha të ruhen”, shkruan organizata.

Kisha u nominua për monumentet më të rrezikuara nga “The Past for the Future”.

Qendra Historike e Vjenës, Monumenti Buzludzha në Bullgari, Manastiret David Gareji dhe Hermitage në Gjeorgji, Constanta Casino në Rumani, Prinkipo Greek Orphanage on Princes’ Islands në Turqi dhe Grimbsy Ice Factory në Britani të Madhe janë në listën e monumenteve të rrezikuara për vitin 2018.

Image