Abetarja e Rilindjes

Abetarja e Rilindjes

17 mars 2018 09:00

Tre vjet para se përfaqësuesit shqiptarë ta unifikonin alfabetin e shqipes më 1908 në Manastir, pesëvjeçarja Dile Ramaj po i përshkruante në pllaka shkronjat si në librin “Kәndime”të Naim Frashërit. Ishte vetëm njëra prej dhjetëra nxënësve të moshave të ndryshme që po ndiqnin mësimet shqip në shkollën e fshatit malor të Vitisë, Stubëll.

“Fillonim me shkrimin e disa vijave, herë të drejta e herë të pjerrëta. Mësuesi i shkruante në dërrasë të zezë, e ne nëpër pllaka të lehta të ngjashme me dërrasën e zezë të mësuesit. Në fund i fshinim ato pllaka”, i tregonte Ramaj në të nëntëdhjetat studiuesit e bashkëfshatarit, Sarë Gjergji, i cili po mblidhte dëshmi të ish-nxënësve të gjallë dhe dokumente nëpër arkiva vendore e ndërkombëtare për t’i integruar në librin e tij studimor, “Stublla me shkollën e parë shqipe: 1584-1905”, shkruan sot Koha Ditore.

“Ka qenë plakë e kthjellët. Tregonte gjithçka në detaje”, thekson Gjergji, i cili librin e ka botuar më 2014. Ishte kureshtar t’i intervistonte ish-nxënësit e gjallë të shkollës së fshatit, pasi kishte lexuar në shtatorin e vitit 1990 punimin e diplomës së profesorit Franë Gjergji, botuar në revistën “Flaka e vëllazërimit” në Shkup dhe në revistën “Drita” në Ferizaj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme