Kulturë

Peizazhi urban në ekspozitën e Agron Blakçorit

Artisti Agron Blakçori, të enjten mbrëma, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, ka hapur ekspozitën e tij personale. Një ekspozitë që përbëhet kryesisht nga instalacionet.

Në gjashtë dhomat e Galerisë Kombëtare të Kosovës, janë të vendosura këto instalacione të ekspozitës “A mund ta imagjinosh këtë si diçka të bukur?”, të cilat gërmojnë në thellësinë e të shëmtuarës, raporton Express i KTV-së.

e braktisura shndërrohen në materiale për veprat e Blakçorit, i cili me anë të kreativitetit të tij, pasqyron luhatjen e ekzistencës që është më shumë një situatë dhe rrethanë kalimtare.

Agron Blakçori është fitues i çmimit “Artistët e rinj për vitin 2016”, çmim ky që organizohet nga Galeria Kombëtare e Kosovës.

Ekspozita e Blakçorit do të jetë e hapur deri më 1 prill në GKK.