Portretet artistike të Angela Merkelit

Portretet artistike të Angela Merkelit

14 mars 2018 14:03

Disa prezantime artistike të udhëheqësve të shtetit, siç është portreti i sapozbuluar i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe zonjës së parë Michelle Obama, janë bërë ikona moderne të artit, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e DW.

Pikturat nuk ishin vetëm shumëngjyrëshe, por në të njëjtën kohë edhe deklarata politike, me zgjedhjen e artistit Kehinde Wiley si artisti i parë afrikano-amerikan, i cili ka realizuar portret presidencial.

Helmut Kohl, po ashtu, ka bërë zgjidhje politike kur ka përzgjedhur piktorin e Gjermanisë Perëndimore, Bernhard Heisig, një prej artistëve më rëndësishëm të shtetit, si piktor të portretit të tij. Do të jetë interesante të shihet se cilin artist do ta përzgjedhë Angela Merkel kur të vijë koha.

Megjithatë tashmë janë disa piktura të profilit të lartë të kancelares gjermane, sikur ato të realizuara nga artistët Colin Davidson dhe Elizabeth Peyton. Një prej tyre ishte kërkuar të realizohet nga revista “Time”, kur Merkel u votua “Personi i vitit” më 2015. I dyti ishte kërkuar nga revista e modës “Vogue”. ”Kur shikojmë imazhet e saj, shohim një person të qetë e të ftohtë, por ajo çfarë kam dashur të nxjerrë ishte qëndrimi i saj humanitar”, ka thënë Devision, artisti irlandez që realizoi portretin për “Time”.

Image

Për ballinën e “Vogue” më 2017, artistja Peyton e ka portretizuar kancelaren shumë më të re sesa ajo të futej në politikë. Duket si një pop-ikonë. Kjo artiste është e njohur për portrete formatesh të vogla të pop-yjeve ashtu sikurse edhe të figurave historike e bashkëkohore, si për shembull monarkët evropianë.

Kur bëhet fjalë për fotografi të kancelares, Herlinde Koelb dhe Anreas Muhe kanë dhënë kontribute të bindshme artistikisht. Po ashtu në skulptura ka pasur po ashtu qasje interesante të inspiruara nga Merkel.

Mbase më e përshtatshmja është që kancelaria të përdoret si subjekt i satirës dhe komedisë. Në Britani të Madhe, Tracey Ulman ka përqeshur me portretin e saj tek ka realizuar një pikturë ku Angela Merkel duket seksi dhe këndon. Në shtëpi, në Gjermani, Katharina Thalbach tashmë ka nisur të shtrojë rrugën për një vepër rreth Merkelit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme