Prezantimi në Poloni, piktores Albana Ejupi i hap dyer të reja

Prezantimi në Poloni, piktores Albana Ejupi i hap dyer të reja

14 mars 2018 09:22

Cikli dyshe i veprës “Aktor shqiptar” ka zënë vend në ambiente të galerisë në Varshavë të Polonisë, në ekspozitën që ka për qëllim t’i mbështesë e promovojë piktorët e talentuar nga vendi e jashtë.

Vepra e artistes Albana Ejupi është pjesë e ekspozitës së hapur në kuadër të edicionit të tretë të Konkursit Ndërkombëtar të Pikturës që organizohen në kryeqytetin polak, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ekspozita, e cila u inaugurua në “Galerie Przy Kozach Sluzewskiego Do-Mu Kultury”, në fund të javës së kaluar do të jetë e hapur deri në ditën e katërt të prillit. Ejupi, artiste e re nga Kosova që ka nisur mbarë prezantimin jashtë vendit, ka qenë e pranishme në hapjen e ekspozitës. Prezantimi në Poloni i ka hapur dyer të reja dhe ka marrë ftesa për t’u rikthyer atje me ekspozitë.

Nga Varshava kjo ekspozitë do të udhëtojë edhe në Krakovë, ku do të hapet në një ambient universitar – në Galerinë e Pikturës të Akademisë së Arteve të Bukura, prej 6 deri më 22 prill.

Sipas saj, rëndësia e prezantimit në Poloni dhe përfshirja e veprës së saj në rrethin e finalistëve është e madhe... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme