“Dodona” pa organe drejtuese, lë anash ndërrimin e skenës

“Dodona” pa organe drejtuese, lë anash ndërrimin e skenës

14 mars 2018 08:20

Prioritet për “Dodonën” nuk është ndërrimi i skenës. Teatri i qytetit të Prishtinës ka telashe që i konsideron më të mëdha sesa kjo. E ato janë mungesa e organeve drejtuese.

Tash e një vit, Teatri i qytetit të Prishtinës s’ka drejtor e prej fundit të vitit të kaluar as Këshill Drejtues, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zgjedhja e tyre ashtu sikurse edhe e dy aktorëve, janë më parësore për këtë institucion me gjithë faktin se skena e rinovuar vitin e kaluar është konsideruar jostabile dhe se paraqet rrezik potencial për aktorët. Megjithatë, prej dhjetorit të vitit të kaluar, kur u rihap ky teatër pas rinovimit 60 mijë eurosh, shfaqjet vazhdojnë të jepen në skenën e shtruar me pllakën e zier, të njohur si “osb pllakë”.

Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës tashmë ka marrë kërkesat që ka “Dodona” dhe janë duke i shqyrtuar që të gjejnë zgjidhje, ani pse asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë deri më tani.

Yll Rugova, drejtor i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, ka thënë se brenda pak javësh do të kenë një situatë të zgjidhur sa u përket këtyre sfidave që ai i ka trashëguar. Tashmë e ka pranuar një listë me kërkesat e “Dodonës”, që sipas menaxherit të këtij teatri, Valdet Rama, janë më urgjente sesa skena... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme