Kulturë

“10 minuta në instrument solo 2018” thërret violistët e rinj

Me qëllim të motivimit të talenteve, festivali ndërkombëtar i muzikës “DAM” për herë të parë këtë edicion vjen me një garë për muzikantët e rinj.

“10 minuta në instrument solo 2018” është gara që do të zërë vend brenda datave 28 e 29 të muajit mars, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo garë vjen si bashkëpunim mes “DAM”-it dhe orkestrës nga Vankuveri i Kanadasë “West Coast Symphony Orchestra”, e cila në kuadër të turneut ballkanik do të ndalet edhe në Prishtinë, për t’u bërë pjesë e edicionit të 13-të të festivalit ndërkombëtar. Gara vjen për herë të parë në nder të 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, dhe është e hapur për violistë që vijnë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi.

Sipas drejtoreshës së festivalit “DAM”, Rreze Kryeziu, kjo garë për violë është vetëm një nismë në këtë drejtim dhe në edicionet e ardhshme organizimi do të ndryshojë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)