Kulturë

Përditshmëria është laborator kreativ

Luan Bajraktari u lind më 1979 në Kosovë. Ka studiuar për skulpturë nga viti 2001 deri më 2005, në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Po në këtë fakultet ka përfunduar edhe studimet në master më 2008.

Studimet master për Artet e Bukura i ka përfunduar edhe në Akademinë e Arteve të Bukura në Perugia, Itali, më 2011.

Ka hapur disa ekspozita personale, si “Identita in Mutazione” në Vjenë më 2016, pastaj në kuadër të “Parallel Vienna” ka hapur ekspozitën “In“ në Ambasadën e Kosovës në Vjenë më 2015, “Calling Names” në Yerevan, Armeni më 2013, “La Borsa” në Deruta të Italisë më 2009, “Freezer Tameri” në Prishtinë më 2007 e të tjera.

Bajraktari ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive. Jeton dhe punon midis Kosovës dhe Austrisë.

Luan Bajraktari është personazhi i kësaj jave që flet në rubrikën e përjavshme në të dielën me Koha Ditore, 7 Shkronjat.

Momenti. Të flasësh për momentin është njëjtë sikur të flasësh për diçka që në të njëjtën kohë je duke e menduar, por me automatizëm është diçka e kaluar, pasi më pas vjen një moment i ri.

Momenti është një çast që kalon dhe është i ndikuar nga e kaluara e njëkohësisht është një paralajmërues i së ardhmes. Momenti për mua është shumë magjik. Në të shumtën e rasteve e preferoj pasi është i pakontrollueshëm, sepse njëkohësisht vjen dhe kalon. Ajo çfarë e mendon faktikisht është e kaluar. Më pas vjen e reja.

Kur i mendoj gjërat, çdoherë kam dëshirë t’iu kthehem momenteve të caktuara të diçkaje që mundohem ta rikujtoj. Edhe jeta ime është pak a shumë e ndikuar nga momentet e caktuara që e bëjnë me të mirat e të këqijat e saj... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)