Kulturë

Diversiteti fetar si vlerë qytetarie në botën shqiptare

Studiues të profileve të ndryshme shkencore, të cilët janë marrë me raportet e ndryshme shoqërore të shqiptarëve, kanë spikatur një dukuri e cila është e veçantë tek kombi ynë.

Fjala është për tolerancën fetare, që lidhet me besimin. Pra, kemi të bëjmë me një bashkëjetesë pa armiqësi e konflikte të besimtarëve me fe të ndryshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dihet historikisht se besimi tek shqiptarët fillon me Ilirët, ku nga paganizmi përmes romakëve pranuan krishterimin në shekullin IV, ndërsa më pas me ndarjen e Krishterimit në vitin 1054, shqiptarët i përkasin Bizantit, përkatësisht ortodoksizmit, ndërsa nga shekulli XV, e më pas me paraqitjen e Perandorisë Osmane në Siujdhesën Ilirike, pjesa më e madhe e shqiptarëve kaluan në islamizëm.

Ishin këto periudha të veçanta, me plot intriga, presione dhe kushtëzime të ndryshme, ku për të mbijetuar shqiptarët ishin të detyruar t’u përshtaten rrethanave të kohës. Andaj, edhe dukurinë e konvertimit në fe të kohës duhet kuptuar në kontekstin kohor, për arsye politike e etnike. Pikërisht në lidhje me këtë çështje kemi raste të shumta nga klasa politike e kohës.

Tashmë dihet se Balshajt në vitin 1369 nga ortodoksë kaluan në katolikë, pastaj ngjashëm vepruan edhe Skurajt, Muzakët e Zahariajt. Ndërsa sipas rrethanave politike Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut, ishte katolik si aleat i Venedikut më 1407, ortodoks si aleat i Stefan Llazareviqit më 1419-1426, mysliman si aleat i Muratit II më 1430-1438 dhe vdiq si katolik më 1443.

Rastet e tilla të asaj kohe, por edhe më pas, janë të mjaftueshme për të kuptuar tolerancën fetare, e cila vazhdimisht ka qenë dhe mbetet preokupim i studiuesve të profileve të ndryshme shkencore.

Në këtë vit kur shënojmë 550-vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu si dhe 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e tërë bota shqiptare në hapësirën e saj etno-gjeografike si dhe në diasporë me krenari kujton këto ngjarje të lavdishme të historisë sonë kombëtare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)