Kulturë

“Aty ku ka vdekur një serb, atje shtrihet Serbia”

Vetitë e viktimës, njashtu sikurse ato të torturuesit, barten nga babai te i biri: fashizmi është sëmundje ngjitëse, gjenet e tij barten prej një brezi në tjetrin. Është tipar joimun i mishëruar në një popull, dhe historia nuk mund ta modifikojë pavarësisht se çfarë ndodh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo propagandë ka një aspekt patologjik dhe farsë, që do të ishte temë e mirë për psikoanalizë nëse zgjedha nuk ka gjeneruar drejtpërdrejt terrorizëm. Meqë oscilon ndërmjet arrogancës së pastër dhe mashtrimit moral, retorika serbe nuk është marrë gjithnjë seriozisht, dhe se është për keqardhje meqë gjithnjë e ka thënë se çfarë do të bëjë dhe gjithnjë ka bërë çfarë ka thënë.

Djallëzimi i serbëve

Sa më e krisur që dukej në veshët tanë të perëndimorëve, aq më shumë është dashur t’ia vinim veshin. Këto fjalë janë përdorur si doktrina të Shtetit. Ato jo vetëm që kanë hedhur farat e zemërimit në kokat e njerëzve, por edhe e kanë kallur barutin. Këto fjalë ishin armë, këto fjalë kanë vrarë.

Andaj, nuk është se bota i djallëzoi serbët, janë serbët që nisën me djallëzimin e të gjithë fqinjëve të tyre dhe gradualisht krejt botës (hiq disa vende mike, si Greqia, Rusia dhe Rumania) duke shpikur një komplot kundër vetvetes, një komplot të ndërlikuar që përfshin (më fal që lista është shumë e shkurtër) islamin, Vatikanin, Kominternin, “Rajhun e Katërt” të Gjermanisë, masonët e lirë dhe shumë shërbime sekrete perëndimore.

Dhe cilat janë mashtrimet e përhershme paranojake? Shkojnë krah për krah me megalomaninë, duke ia mundësuar ta fryjë vendin e vet të vogël në përmasa planetare. Se serbët dëshiruakan të jenë “popull qiellor”, që mund të kallë luftëra botërore dhe se qenkan të bindur se janë cak i një aversioni planetar që nxit krejt njerëzimin t’u vërsulen atyre... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)