Gërmimi i subjektivitetit të individit Skenë nga filmi “Persona” (1966) i Ingmar Bergmanit

Gërmimi i subjektivitetit të individit

10 mars 2018 10:26

Identiteti i individit është shpjeguar shpesh, në bashkëkohësi, përmes bartjes mekanike të tipareve të supozuara të përgjithshme të një kolektiviteti (fisi, një grupi shoqëror, një klase të një shoqërie, populli, kombi).

Kësisoj, individi brenda këtyre interpretimeve historiko-politike ose edhe sociologjike e shpjegon individin si një ekzemplar i derivuar i një grupi shoqëror, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sa janë problematike, të sipërfaqshme dhe mekanike, interpretimet e tilla mbi individin, mund të hetohet nga leximi i disa teksteve mbi individin dhe vetëdijen e tij, të shkruara edhe në fillet e modernitetit evropian.

Disa kritikë letrarë bashkëkohorë, francezë e anglezë, origjinën dhe evoluimin e vetëdijes mbi veten moderne i kanë hetuar të zhvillohen në shkrimet sa letrare aq edhe filozofike të Michel de Montaigne (shek. XVI), si dhe brenda poetikës së Shakespeareit (shek. XVI), në kohën e Rilindjes, kohë e quajtur nga anglosaksonët early modern.

Problematizimi i “vetes” (fr. le moi, gjer. selbst, ang. self) shpaloset përmes ndriçimit të anëve të ndryshme të vetes brenda lëvizshmërisë së tyre në dimensionin kohor. Montaigne me shikimin vrojtues mbi veten synon të depërtojë te thellësitë e errëta të shtresave të veta të brendshme, të ndriçojë veten, e kapërthyer nga të gjitha kundërthëniet dhe mospërputhjen e vetes me vetveten... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme