Kulturë

Kosova - vilajeti, krahina dhe republika

Descriptive Text

Në shumë kultura të vjetra, rrethi i përqendruar mbahet si një simbol që ka aftësinë për të mbledhur energjitë e liga në qendër të saj. Nëse do të vizatonim një rreth të tillë në mes të hartës së Ballkanit, koka e qendrës së tij do të përfundonte mbi një fushë.

E quajtur Fusha e Mëllenjave, ajo është e njohur si Fusha e Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”. Të paktën gjatë dy shekujve të fundit, Gadishulli i Ballkanit është mbajtur si zona më problematike e Evropës dhe nëse ndjekim deri në fund logjikën e simbolit të rrethit të përqendruar, Fusha e Kosovës mund të shihet si qendra e këtij rrethi imagjinar, që mbledh gjithë energjitë e liga të Ballkanit.

Për më tepër, historia e saj duket sikur e vërteton këtë, pasi ajo ka pamjen e një mozaiku që përmbledh të kaluarën aq komplekse të kulturave ballkanike me të gjitha ngjyrat dhe ikonocitetet e saj.

Ulpiana e gjurmëve të mbretërisë

Në periudhën antike, aty kishte një mbretëri aq të madhe dhe aktive, saqë drejtuesi i saj, një fis i madh ilir i njohur si dardanët, do të regjistrohej nga egjiptianët e vjetër mes “popujve të detit” që luftuan kundër faraonit Ramsesi II.

Perandori romak Marcus Ulpius Traianus, do të ndërtonte aty një qytet me emrin e tij, Ulpiana, kurse perandori bizantin Justiniani, do ta meremetonte atë dhe pastaj ta riemëronte po sipas emrit të tij, Justiniana Secunda... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)