Koncerti i 7 Marsit rithekson ndasitë brenda “Agimit”

Koncerti i 7 Marsit rithekson ndasitë brenda “Agimit”

08 mars 2018 12:30

Prizren, 8 mars - Njëri grup i shoqërisë kulturo-artistike “Agimi”, që udhëhiqet nga Kryesia me shtatë anëtarë, të mërkurën, ka shprehur zhgënjimin për përkrahjet e fundit të Komunës së Prizrenit ndaj grupit tjetër të kësaj shoqërie, të cilin e konsiderojnë jolegjitim. Shkas për këtë reagim është bërë njoftimi i grupit që udhëhiqet nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të “Agimit”, Festim Bytyçi.

“Për nder të Ditës së Mësuesit, SHKA ‘Agimi’ në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit në Prizren organizon koncert festiv”, thuhej në këtë njoftim, ku sqarohej se ky organizim mbahet të mërkurën mbrëma në shtëpinë e kulturës "Xhemajli Berisha".

Lidhur me këtë organizim, Kryesia tjetër i ka dërguar një letër të hapur kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, drejtorit të Kulturës, Ehat Oreshka, dhe drejtorit të Arsimit, Skënder Susuri.

“Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer nga përkrahjet e fundit të Komunës së Prizrenit ndaj grupit jolegjitim të SHKA ’Agimi’... Reagimet tona të shumta publike kanë vënë në pah parregullsitë e vazhdueshme të cilat janë duke ndodhur në objektin e mbajtur peng nga ky grup jolegjitim, dhe për më tepër për venitjen e vlerave kulturore të SHKA ‘Agimi’”, thuhet në këtë letër (më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme