Kulturë

Ekspozitë në Ulqin veshjesh dhe pikturash me motive kombëtare

Në Galerinë e Qendrës Kulturore të Ulqinit, Shoqata ‘Labeatët’ e udhëhequr nga Luljeta Avdiu Cura, organizoi ekspozitën me motive kombëtare, në të cilën u prezantuan rreth 50 veshje tradicionale kombëtare si dhe piktura me motive kombëtare.

Veshjet tradicionale të kornizuara janë të punuara nga etnografja kosovare, Erodita Qorkadiu Haxhiu, ndërsa pikturat janë të punuara nga piktorja Valdete Berisha, e cila jeton dhe vepron në Belgjikë.

Në hapje të ekspozitës folën dr Nail Draga, organizatorja Luljeta Avdiu Cura, dy pjesëmarrëset e ekspozitës, sekretari i KKSH-së Faik Nika si dhe piktori Jozo Koçoviq, i cili edhe e shpalli të hapur ekspozitën.

Për të pranishmit ishte përgatitur edhe një program kulturor, recitim nga Behar Pali, dhe këngë popullore shkodrane të interpretuara nga këngëtarja shkodrane Klodiana Vata. Të pranishëm në këtë ekspozitë, përveç një numri të madh të qytetarëve, ishin edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi , Ernal Filo, si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Skender Durmishi.

{gallery}