Kulturë

“DAM”-i me mesazhe për paqe dhe shifër rekorde të pjesëmarrësve

Descriptive Text

Festivali ndërkombëtar i muzikës tashmë ka rezervuar datat për edicionin e radhës. Mbrëmjet muzikore të “DAM”-it sivjet shtrihen prej 29 marsit e deri më datën 3 të muajit prill.

Nëpërmjet programit muzikor festivali do ta shënojë 100-vjetorin e përfundimit të Luftës Botërore, duke mëtuar të bëjë thirrje për paqe në botë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në kuadër të festivalit do të interpretohen vepra, të cilat e bartin këtë mesazh dhe një pjesë e tyre janë të kompozuara para një shekulli ose si burim të inspirimit e kanë luftën. Por edicioni i 13-të i “DAM”-it do ta shënojë edhe 10-vjetorin e shtetit të Kosovës me vepra të kompozitorëve kosovarë dhe shqiptarë të gjeneratave të ndryshme. Por gjithmonë duke ruajtur prioritetin për t’i promovuar muzikantët e rinj. E numri i pjesëmarrësve këtë vit kalon shifrën prej 300 muzikantësh.

Drejtori artistik i këtij festivali, Dardan Selimaj, ka thënë se në përgjithësi në fokus këtë vit do të jenë kompozitorët e Amerikës Veriore duke vazhduar traditën e nisur vitin e kaluar, kur në fokus ishin artistët dhe muzikantët nga Luksemburgu. Sa i përket temës, Selimaj ka thënë se mesazhi për paqe do të jehojë në këtë edicion... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)