Kulla e Rugovës

Kulla e Rugovës

04 mars 2018 13:17

Në mesin e kullave të veçanta të Dukagjinit është edhe ajo në fshatin Llukavc i Begut, në Istog. Është mbase kulla e vetme në Kosovë që u ndërtua e shtrirë, e jo për së gjati. Është vetëm dykatëshe, në një gjatësi mbresëlënëse.

E ndërtoi Qerim Rugova, bashkë me vëllanë e tij. Dhe atë ngadalë-ngadalë. Nipi i tij, që pos kullës e trashëgon edhe emrin e gjyshit, thotë se ata bënë një çerekshekull për ta ndërtuar këtë objekt. E punuan me merak, e përfundoi së ndërtuari në dekadën e parë të shekullit XX, shkruan Koha Ditore.

Kulla është e veçantë edhe për një aspekt tjetër. Një pjesë të jetës së tij, në këtë kullë e kaloi edhe presidenti i parë i Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai ishte po ashtu nip i Qerim Rugovës, nga ana e nënës.

Mjeshtëria në latim e gdhendje të gurit

Qerim Rugova është nikoqir në kullën më se njëshekullore. Vendi ku dikur ka shërbyer si ahur i lopëve tash është kthyer në një vende ndeje. Aty është edhe një divan. I ulur në të, Rugova shpreh gjithë krenarinë me kullën e familjes. Nuk ka ndonjë shpjegim se pse kjo kullë u ndërtua e shtrirë, e nuk u ngrit në tri kate si kullat e tjera, jo vetëm në anën e Dukagjinit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme