Kulturë

Gdhendësi i historisë nëpër drunjtë e Kalabrisë

Shën Tereza vjen në imazhin fort të njohur të saj. Gdhendja në lis e paraqet atë duke u lutur.

Është nja pesë kilometra larg qytezës San Demetrio Corone në Kalabri të Italisë. Titullohet “Ho sete” (Kam etje). Titulli shkon fort me hapësirën.

Lisi është i thatë si pasojë e mungesës së ujit. E në anën tjetër, humanistja e madhe e ka kaluar jetën duke ndihmuar fëmijët e uritur. Por kjo është vetëm një nga veprat që mirëpret banorët a vizitorët që frekuentojnë këtë anë të Italisë, ku në masë të madhe jetojnë arbëreshët, shkruan Koha Ditore.

Ka më shumë se 20 vjet prejse skulptori autodidakt, Hezvi Nuhiu, njihet si gdhendës i drunjve në këtë qytet. Ecjet e tij me daltë e çekan deri tash kanë rezultuar me shumë vepra. Nuhiu është prej atyre artistëve që kopjimet nuk i ka aspak në qejf. Qoftë edhe nëse idetë e tij ngjajnë shumë pak me të të tjerëve. Për këtë edhe citon një mik të tijin, mjeshtrin e madh të pikturës, Ibrahim Kodra.

“Artisti pos të tjerave gjithmonë duhet t’i sillet figurës së njeriut pasi ajo është qendrore në art. Ibrahim Kodra thoshte që figura nuk duhet të kopjohet, por të krijohet. Kopjimi sipas Aristotelit është i pamundur. Ne duhet ta interpretojmë figurën e jo ta kopjojmë. Pra të fusim diçka tonën në mes”, thotë ai në një bisedë për “Kohën Ditore” nëpërmjet telefonit... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)