Teatri Oda 15 vjetorin e shënoi mbrëmë me “Lufta e Tretë Botërore…”

Teatri Oda 15 vjetorin e shënoi mbrëmë me “Lufta e Tretë Botërore…”

02 mars 2018 14:41

Teatri Oda, i cili më 1 mars 15 vjet nga themelimi, mbrëmë e shënoi këtë përvjetor me premierën “Lufta e tretë botërore – komedi ndoshta, diçka diçka, s’po di s’po di”, autorë të cilës janë Lirak dhe Rozafa Çelaj, ndërsa me regji të Florent Mehmetit.

Kjo shfaqje, e para sivjet e këtij teatri, gjykuar sipas reagimeve të shikuesve të saj, u pëlqye prej tyre.

Në kastën e aktorëve të kësaj shfaqje bëjnë pjesë: Kushtrim Qerimi, Rina Krasniqi, Gojart Kçiku, Daniela Markaj, Kaltrinë Zeneli e Flamur Ahmeti. Kostumet janë realizuar nga Vesa Kraja, kurse asistente regjie Rozafa Çelaj.

Salla e këtij tetari mbrëmë nuk pati karrige të zbrazëta. 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme