Mustafa Nano “s’gjeti” emër tjetër për emisionin, zgjodhi “Provokacija” serbisht!

Mustafa Nano “s’gjeti” emër tjetër për emisionin, zgjodhi “Provokacija” serbisht!

02 mars 2018 12:30

Mustafa Nano ka nisur një emision të ri në njërën nga mediet e Tiranës, çuditërisht me titull në gjuhën serbe, ndryshe nga praktikat, tashmë të aplikuara gjerësisht në të gjitha hapësirat shqiptare, që ato të dominohen në gjuhën angleze

Profesori i shqipes në Universitetin e Prishtinës, Rrahman Paçarizi, përmes rrjetit social Facebook, nuk ka kursyer fjalët e rënda, por bashkë me drojën për këtë rrezik, edhe ka tërhequr vërejtjen “Kujdes vllazni!”.

Në vazhdimi postimi i Rrahman Paçarizit:

“Mustafa Nano e paska titulluar emisionin e tij “Provokacija”, do me thene i ka vene nje emer ne serbisht. Tash, qe ky eshte krejt idiot besoj e keni te qarte. Mu me ka kape nje tute tjeter – ndonje medium ne Kosove nga inferioriteti mund te mendoje se vertet keshtu duhet dhe vec kur ta shohim ndonje emision “Provokacija” edhe te na. Idiotet ju befasojne me budallalleqe. Kujdes vllazni!”, ka shkruar Rrahman Paçarizi .

Komentet

Shto koment

Të ngjashme