Bonni synon të bëhet atraksion botëror duke shënuar ditëlindjen e Beethovenit

Bonni synon të bëhet atraksion botëror duke shënuar ditëlindjen e Beethovenit

02 mars 2018 11:19

Berlin, 2 mars – Bonni njihet si vendlindja e kompozitorit të njohur gjerman Ludwig van Beethoven, megjithëse shumëkush është i bindur se qyteti në të vërtetë nuk i ka shfrytëzuar krejt pikat unike që i ka – shtëpinë e Beethovenit, “Beethovenfestin” dhe monumente të tjera të ndryshme që i dedikohen atij. Ato janë kujtime për të gjithë karrierën e bujshme të një prej kompozitorëve më të mëdhenj të të gjitha kohëve.

Në vitin 2020, në 250-vjetorin e lindjes së tij, lidhjet e Bonnit me Beethonevnin do të jenë të dukshme. Kështu shpreson të paktën “Beethoven Anniversary Society”. Kjo shoqatë tashmë i ka bërë të ditura planet për “Storien e Beethovenit”.

Ky udhëtim do të mundësojë përjetim multimedial. Pasi që janë mbledhur propozime nga e gjithë Evropa, shoqata zgjodhi “Muller-Rieger of Münich”, një kompani me eksperiencë në prezantime multimediale, për të krijuar “Beethoven Story” (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme