Komuna e Prishtinës në pritje të ofertave për ngjarje kulturore

Komuna e Prishtinës në pritje të ofertave për ngjarje kulturore

02 mars 2018 11:31

Prishtinë, 2 mars - Komuna e Prishtinës tek të hënën ka hapur thirrjen për aplikim për subvencione në fushën e kulturës, e cila ishte thënë se do të ndodhte nga mesi i muajit shkurt.

Përmes kësaj thirrjeje, tashmë të digjitalizuar, do të kenë mundësi të konkurrojnë të gjithë ata që kanë projekte të cilat kontribuojnë në fushën e organizimit të festivaleve, ekspozitave dhe manifestimeve të tjera brenda Komunës së Prishtinës. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për këtë thirrje ka planifikuar të ndajë 110 mijë euro për këto kategori, ndërsa në përgjithësi në buxhet ka të caktuara 260 mijë euro për subvencione, aq sa ka pasur edhe vitin e kaluar. Yll Rugova, udhëheqësi i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Prishtinës, kishte bërë të ditur se pas thirrjes së parë do të hapet edhe një e veçantë për libra.

Organizatorët e ngjarjeve kulturore që kërkojnë e presin mbështetjen e Komunës së Prishtinës, shpresojnë se forma digjitale do të përshpejtojë procesin dhe se vendimet do të merren më së largu deri në fund të muajit.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është data 21 e muajit mars, ndërsa në një dokument shtesë, i cili përcakton rregullat e kësaj thirrjeje, është specifikuar se rezultatet duhet të bëhen publike deri me datën 30 të muajit mars.

“Shuma minimale e mbështetjes financiare që mund të alokohet për çdo projekt individual është 300 euro, ndërsa shuma maksimale për një projekt është 10.000 euro”, shkruhet në thirrje (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme