Kulturë

Ministria me gjashtë veta në “Berlinale” shpenzoi mbi 8 mijë euro

Prishtinë, 2 mars - Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, vetë i gjashti ka qëndruar për pesë ditë në Berlin në emër të festivalit ndërkombëtar të filmit “Berlinale”.

Bashkë me dy këshilltarët e tij, sekretarin e përgjithshëm të MKRS-së e dy drejtorë departamentesh, sebep i udhëtimit të tyre ka qenë edicioni i 68-të i festivalit prestigjioz. Kanë qëndruar në Gjermani nga dita e 16-të e shkurtit deri në ditën e 20-të të atij muaji. Shpenzimet për këtë vizitë, e cila bazuar në njoftimet e MKRS-së, nuk ka sjellë asgjë konkrete, kalojnë shumën prej mbi tetë mijë eurosh.

Në përgjigjet e kabinetit të ministrit Gashi, shkruhet se duke marrë për bazë faktin që MKRS-ja në mandatin e saj, përveç tjerash ka edhe promovimin e kulturës, pjesëmarrja e nivelit politik dhe zyrtarëve kompetentë të MKRS-së është mundësi e mirë e shkëmbimit të përvojave të ndërsjella.

“Me 10 mije euro mund të bëhen më shumë se një film i shkurtër. Me 3.600 është bërë ‘Stutterer’. që pati fituar ‘Oscar’ e që ishte në garë me filmin ‘Shok’. Por këtu çdo gjë është mbrapshtë. Ministria e mbrapshtë, QKK e mbrapshtë. Unë di që kolegët që kanë pasur projekte nuk kanë mundur të shkojnë se nuk kanë pasur mundësi financiare. Por le të kënaqen zyrtarët”, ka thënë Apolloni (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.